Shqetësime për retorikën secesioniste dhe ndikimin Rus – Shqip

by admin
Spread the love

SHEFI I NATO-s NISI VIZITËN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Jemi të shqetësuar për shkak të retorikës secesioniste të ndasive dhe ndikimit rus – ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një press-konference në Sarajevë me rastin e vizitës së tij të parë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kjo kërcënon të minojë stabilitetin dhe t`i dobësojë reformat. Të gjithë liderët duhet të punojnë drejt progresit. Kjo është e rëndësishme për ne dhe jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe vendit tuaj që ka rëndësi të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë shkak thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik. Aleatët mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës” – tha Jens Stoltenberg.

Denis Beçiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjes, njoftoi në Facebook se gjatë vizitës, shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake mbetet garantues i sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

Turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, Stoltenbergu, e nisi me vizitën në Sarajevë, pas cka të hënën pasdite do të udhëtojë në Prishtinë në takime me autoritetet e Kosovës, kurse të martën paradite në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarët serb.

Shkupi do të jetë etapa e fundit e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

You may also like