“Shpresoj t’i mbyll sytë e mi, duke parë sytë e tu”… Tani mund të njohim Ilirin e dashuruar

by admin
Spread the love

 

I ftuar në “Ftesë në 5”, Ilir Shaqiri ka rrëfyer gjithë eksperiencën brenda Big Brother Vip dhe çfarë e gjeti jashtë. Ai pohoi se me Donaldin nuk mund të jenë miq as jashtë dhe këtë e ka kuptuar sapo dolën. Iliri tregoi se u përshëndet me të tek festa e produksionit, por asgjë më shumë.
Një moment tejet emocionues në emision ka qenë dedikimi live i Ilirit për bashkëshorten, teksa ishin së bashku në intervistë.
“Jam njeriu më me fat në këtë botë që të kam në krahë dhe që shpresoj t’i mbyll sytë e mi duke parë sytë e tu”, tha Iliri i cili lotoi në këtë moment së bashku me Emanuelën.
Dyshja pranoi mes të qeshurash se kanë nisur të mendojnë për një motër ose vëlla për Emily./revistawho.com

You may also like