“Shporru nga federata hajdut”! Qerimaj kërkon dorëheqjen e presidentit të Peshëngritjes: Ka mbajtur të fshehë rastin e…

by admin
Spread the love

Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian, kjo pasi Erkand Qerimaj shpërthen fuqishëm ndaj Elez Gjozaj duke akuzuar këtë të fundit se po fsheh një rast ku një sportist ka dalë me doping.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Qerimaj kërkon që presidenti i Federatës së Peshëngritjes të jap dorëheqjen:

“Skandali i fundit në federatën e peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën. Mendimi im bazuar në prova është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të behën zgjedhje te reja. Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shume skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e rajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata hajdut…”, shkruan Erkand Qerimaj.


Top Channel

You may also like