Shpëtohet gruaja e mbajtur peng, që i la shënimin alarmues në dorë kalimtarit (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua në Arizona, SHBA është shpëtuar nga pengmarrësi i saj i dyshuar duke i lënë një shënim në dorën e një klienti në pikën e karburantit, i cili më pas kishte telefonuar policinë, njoftonin sot autoritetet.

Gruaja besohet se është marrë peng nga një pikë shitjeje makinash të hënën në qytetin Phoenix nga një burrë që mbante paruke dhe pretendonte se ishte shofer taksie, njoftonte policia e Yavapai.

Burri besohet se kishte lidhur atë me kapëse plastike dhe kishte udhëtuar me të drejt Las Vegas, ndërsa kishin kaluar natën e të hënës në parkun e liqenit Lake Mead park, tha zyra e sherifit.

Të martën kur ata kishin ndaluar në një ikë karburanti në Seligman, Arizona, gruaja i kishte lënë në dorë një klienti aty letrën me shënimin “ndihmë, thirr 911” duke iu referuar numrit të emergjencës, njoftonin autoritetet që kishin publikuar dhe foton e shënimit.

Oficerët kishin marrë përshkrimin e gruas dhe burrit nga dëshmitari, i cili u tha se po udhëtonin drejt autostradës Interstate 40.

Furgoni rrjedhimisht u interceptua dhe i dyshuari  — i identifikuar si Jacob Wilhoit, 41 vjeç – u ndalua pa incidente, ndërsa në mjetin e tij kishte disa armë zjarri në pamje të plotë nga jashtë makinës.

Wilhoit u ndalua për pengmarrje, burgosje dhe sulm ndaj personit.

Zyrtarët thanë se viktima dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin. Viktima ishte shpallur e humbur nga nëna e saj, e cila kishte përmendur dhe Wilhoit si person me interes për çështjen.

Autoritetet thanë se së shpejti do të publikojnë më shumë detaje mbi ngjarjen.


Top Channel

You may also like