Shpërthimi në kishën e Stambollit, autori rus: Urdhër për të goditur hebrenjtë dhe..

by admin
Spread the love

Autoritetet turke kanë vënë zyrtarisht në pranga 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, kur u vra një person.

Mes atyre që do të mbahen në burg janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, të cilët ishin kapur nga policia, por tani me sa duket, ka prova të mjaftueshme për të besuar në fajësinë e tyre. Dy personat në fjalë besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha ministri turk i drejtësisë, Yilmaz Tunc përmes një postimi në platformen X.

Ata janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate në rrjetin Telegram, ku thoshte ai y krye në përgjigje të thirrjeve të udhëheqësve të këtij grupi militant për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët. 25 të dyshuarit, nga sa shpjegoi Tunc, akuzohen për anëtarësim në një organizatë të paligjshme dhe për vrasje me paramendim.

9 të dyshuar të tjerë janë lënë të lirë derisa të nisë gjykimi. Sipas zyrtarëve turq, sulmi që ndodhi të dielën në mëngjes në kishën katolike italiane, Santa Maria në Stamboll ku humbi jetën një shtetas turk i cili po merrte pjesë në shërbesë – mund të kishte qenë shumë më  vdekjeprurës, por sulmuesve iu bllokua arma. Viktima e kësaj ngjarjeje, nga sa rrëfyen të afërmit e tij, nuk kishte prirje as politike e as fetare dhe thjesht kishte dalë për një shëtitje duke ndaluar në kishë më shumë për kureshtje.


Top Channel

You may also like