Shpërthimi në kampin e refugjatëve, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 25 civilë u vranë në sulmin në Jabalia

by admin
Spread the love

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se 25 civilë u vranë në sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia, që ndodhi këtë të martë në qytetin pak kilometra në veri të qytetit të Gazës.

Gjatë përditësimeve të vazhdueshme Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi dhe një drejtor spitali i qëndrojnë një shifre viktimash dy herë më të lartë se ajo e lartpërmendur, pra 50 persona të vrarë si pasojë e bombardimit.

Autoritetet në bilancin paraprak të bërë kanë deklaruar se 20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një kamp refugjatësh me popullsi të dendur.

 


Top Channel

You may also like