‘Shpërthimi’ i numrave të fëmijëve transseksualë në SHBA/ Anomalitë gjinore dhe trajtimet me hormone dyfishohen prej vitit 2017

by admin
Spread the love

Fëmijët në SHBA po shohin një “shpërthim” të anomalive gjinore dhe të rekomandimeve të hormoneve të pubertetit nga mjekët, të cilat raportohen se janë dyfishuar vitet e fundit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Mjekimet e njohura si “bllokues puberteti” për nën-18 vjecarët janë dyfishuar në vitet 2017 deri në 2021, siç qëndron dhe shifra e terapisë së hormoneve.

Patrick Brown, studies etike në universitetin mjekësor Uashington, tha për rrjetin DailyMail.com se të dhënat tregojnë se ka rritje të konsiderueshme të fëmijëve që po u jepet ky lloj trajtimi.

Sipas raportimeve nga sigurimet shëndetësore numri i kirurgjive të lidhura me gjininë te të miturit është rritur 13-fish në SHBA dekadën e fundit.

Debati për kufizime të mundshme në trajtimet mjeksore për gjininë e fëmijëve është intensifikuar muajt e fundit teksa gjithnjë e më shumë prej tyre pendohen për procedurat e pakthyeshme të ndryshimit të gjinisë duke pretenduar se sugjerimet nuk ishin të bazuara në opinione të shëndosha, por të sugjeruara në shkolla e institucione shëndetësore.

Të dhënat e fundit vijnë nga rrjeti analitik Komodo Health, që monitoron klinikat private e publike në SHBA.

Shifrat tregojnë se 1,390 receta doktorësh janë dhënë trajtime hormonesh për fëmijë nga gjashtë deri në 15 në SHBA vetëm në vitin 2021.

Kjo është dyfishi i 633 pretendimeve të regjistruara pesë vjet më herët në 2017.

Mjekimet e ‘bllokimit të pubertetit’ për të cilat bëhet fjalë, ndalojnë shfaqjen e karakteristikave dytësore seksuale te fëmijët, siç janë për djemtë qimet në fytyrë ose thellimi i zërit.

Disa doktorë thonë se duhet të lejohet më shumë kohë që “pacientët” fëmijë të vendosin për nisjen e trajtimit të ndryshimit të gjinisë, derisa trupi të maturohet në seksin me të cilin dikush pretendon se nuk përputhet me identitetin e tyre seksual, sipas teorisë së trajtimeve gjinore në SHBA.

Ndërsa për terapinë e hormoneve — e cila nxit shfaqjen e karakteristike dytësore seksuale për gjininë e dëshiruar  — janë bërë 4,231 trajtime në vitin 2021 në krahasim me 1,905 në vitin 2017.

Shteti i New York rezultonte me një katërfishim të këtyre shifrave në vitet e fundit, ndërsa Kalifornia, dyfish.

Shirat e Komodo Health tregonin se kirurgjitë e gjinisë (të cilat paguhen tërësisht nga sigurimet në SHBA) për fëmijët 13 deri 17-vjeç — përfshi dhe heqjen e gjinjve te femrat — ishin gjithashtu në rritje edhe pse me përmasa më të vogla.

238 kirurgji të tilla ishin kryer në 2019 krahasuar me 282 dy vjet më vonë — ose rreth 20 përqind më shumë


You may also like