Shpërthim në xhami, dhjetëra të vdekur e të plagosur në Pakistan!

by admin
Spread the love

Mbi 32 të vdekur e 150 të plagosur, bilanci i shpërthimit të fuqishëm në një xhami të mbushur plot me besimtarë në Pakistanin veriperëndimor, është tragjik. Një pjesë e godinës është shembur krejtësisht, duke bllokuar sipas zyrtarëve vendas, disa njerëz nën gërmadha.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin efektivë policie, e besohet se ata kanë qenë dhe shënjestra kryesore e sulmit.

Sulmi në qendër të Peshawarit, kryeqyteti i provincës Khyber Pakhtunkhëa, thuhet të jetë kryer nga një atentator vetëvrasës. Zyrtari i lartë i sigurisë, zëvendës komisari Shafiullah Khan, konfirmoi numrin e viktimave për televizionin shtetëror, e shprehu frikën se bilanci i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

Një pjesë e të plagosurve të shtruar në spital, janë në gjendje kritike për jetën. Xhamia ë mësyrë frekuentohej shumë nga zyrtarë të sigurisë dhe të qeverisë. Deri tani, askush nuk e kanë marrë përgjegjësinë e shpërthimit në provincën pakistaneze të kufizuar me Afganistanin, që ka përjetuar disa sulme të përsëritura terroriste muajt e fundit. Shumica e akteve të dhunës në të kaluarën i janë faturuar organiztës së Tehrik-i-Taliban Pakistani, pjesëtarët e së cilës njihen ndryshe edhe si talebanët pakistanezë.


Top Channel

You may also like