Shpërbëhet njësia e ushtrisë belge prej akteve degraduese, turpëruese ndaj ushtarëve (fotot)

by admin
Spread the love

Një njësi e ushtrisë belge me rreth 30 efektive do të shpërbëhet nga eprorët pas zbulimit të një kulture abuzimi, dhune dhe aktesh degraduese e turpëruese.

Ministrja e mbrojtjes Ludivine Dedonder tha se praktikat e akteve dehumanizuese në disa raste lëndonin fizikisht kolegët dhe ushtarakët e rinj.

“Bazuar në informacionet që kemi, një skuadër e batalionit të 4-rt xhenier do të shpërbëhet për të dërguar sinjalin e fortë se nuk tolerohen sjelljet të tilla në forcat e armatosura”, tha ministrja.

“Dua të shtoj se jo i gjithë personeli i skuadrës ishin të përfshirë në sjelljet e rënda, por numri ishte i konsiderueshëm prandaj duket qartë që ka një problem strukturor”.

Kreu i forcave të armatosura belge Michel Hofman, tha se aktet e sjelljet e zbuluara tregojnë për ‘fshirje’ të normave e vlerave.

“Ky është ndoshta një vendim unik në historinë e ushtrisë belge por duhet të hiqnim një vijë të kuqe për të ruajtur integritetin e organizatës tonë, që do të shërbejë dhe si shembull reflektimi. Sjelle të tilla nuk përputhen me profesionin e ushtarakut”.

Hofman shtonte më tej, pa saktësuar tipin e sjelljeve të papranueshme që ishin zbuluar mes ushtarëve:

“Nuk ka të bëjë me reflektimin në shoqërinë tonë, por ushtarët tanë dislokohen jashtë vendit. Vitet e fundit kemi parë disa video me sjellje të papranueshme të ushtarëve nga kombe të ndryshme dhe nuk duam që kjo të ndodhë me ushtarët tanë jashtë vendit”.


Top Channel

You may also like