Shpejtësi dhe shumë maratonomakë, Reja projekton anti-Spanjën

by admin
Spread the love

Armando Broja dhe 10 të tjerë. Ndoshta kjo do të jetë filozofia e trajnerit Edoardo Reja për të rindërtuar Kombëtaren shqiptare në prag të kualifikueseve të Europianit. Italiani do t’i japë shansin sulmuesit kuqezi për të treguar vlerat edhe me fanellën e Shqipërisë pasi ka shkëlqyer me Southamptonin në këtë sezon në Premier Ligë. Në rast se nuk do të ketë surpriza, ai pritet titullar kundër Spanjës.

Trajneri Reja ka provuar disa lojtarë përkrah tij sepse realisht sulmuesit po kalojnë një formë pozitive. Uzuni e nis si favorit, ndërsa edhe Vrioni është parë të luajë në anën e skuadrës titullare. Pa harruar që Cikalleshi me Manajn konsiderohen dy titullarët e Rejës.

Në mesfushë pritet që çelësat e lojës t’i dorëzohen Kristian Asllanit, pasi tashmë të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë Gjasula. Kjo do të thotë se Reja pritet të shohë nga afër lojtarin e Empolit, ndërsa bashkë me të Qazim Laçi dhe Keidi Bare.

Skema nuk ndryshon dhe do të ketë 3-5-2, çka do të thotë se nga krahët do të provohet Balliu djathtas dhe Elseid Hysaj majtas, rol që e bën edhe te skuadra e Lazios.

Në mbrojtje janë të paprekshmit Gjimshiti, Kumbulla dhe Ardian Ismajli. Për portën pritet që Reja t’i aktivizojë të dy portierët në këto dy ndeshje, me Berishën kundër Spanjës dhe Strakoshën për Gjeorgjinë. Spanjë-Shqipëri do të luhet më 26 mars në Barcelonë. / oversport.tv

You may also like