Shorti/ Shqipëria “peshkon” Rusinë, Greqia nuk i ndahet Kosovës, Liga A ofron grupe ferri

by admin
Spread the love

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ligës së kombeve kompeticioni i fundit i Uefa për skuadrat kombëtare.

Shqipëria mund të konsiderohet me fat, pasi u rendit në një grup me skuadra të cilat mund t’i mposhtë. Përballë në qershor të 2022 do të kemi Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Ndërsa skuadra e Kosovës u rendit në grup me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesen e çiftit Qipro-Estoni.

Shqipëria është ngjitur në vazon b ndërsa në sezonin e shkuar ishte në vazon c, aty ku është Kosova. Në këtë turne marrin pjesë 55 skuadra të ndara në katër vazo a, b, c, dhe d.

Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt europianit të viti 2024 që do të luhet në Gjermani, ndërkohë që ndeshjet e ligës së kombeve për këtë edicion do të luhen prej 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022.

Nation League mbetet një portë e rëndësishme për Europën për Shqipërinë, por dhe për Kosovën.


Top Channel

You may also like