Shorti i Ligës së Kombeve 2024/25/ Zbulohen rivalët e Shqipërisë për sezonin e ri

by admin
Spread the love

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – UEFA ka hedhur sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, sipas UEFA.com.

Ndeshjet e fazës së ligës do të luhen në vjeshtën e vitit 2024, ndërsa finalet (që do të organizohen nga një nga katër kombet që kualifikohen) do të zhvillohen në qershor 2025.

Cilat skuadra do të takohen në UEFA Nations League 2024/2025?

Liga A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnje-Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Anglia, Finlanda, Republika e Irlandës, Greqia
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlandë Veriore, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut, Letoni

Liga D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar*, San Marino, Lihtenshtajn
Grupi D2: Moldavi, Maltë, Andorra

Çfarë ndryshimesh janë bërë për Ligën e Kombeve 2024/2025?

Liga e Kombeve UEFA është zgjeruar me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar kështu vazhdimësinë ndërmjet fazës së grupeve që përfundon në nëntor dhe finaleve të luajtura në qershor.

Fituesit dhe nënkampionët e grupit të Ligës A do të marrin pjesë në çerekfinalet brenda dhe jashtë vendit, ku fituesit e këtyre ndeshjeve do të kualifikohen në “Final Four”.

Skuadrat e vendeve të katërta në Ligën A dhe B bien automatikisht në Ligën B dhe C respektivisht. Dy skuadrat e renditura më të ulëta në vendin e katërt në Ligën C, ndërkohë, zbresin në Ligën D.

Katër fituesit e grupeve në Ligën B dhe C, si dhe dy fituesit e grupeve në Ligën D, promovohen automatikisht në Ligat A, B dhe C respektivisht.

Skuadrat e renditura të treta të Ligës A dhe nënkampionët e Ligës B, si dhe skuadrat e renditura të treta të Ligës B dhe nënkampionët e Ligës C, do të luajnë një ndeshje play-off.

Gjithashtu do të ketë ndeshje play-off midis dy skuadrave më të renditura në vendin e katërt nga Liga C dhe dy nënkampionët nga Liga D.

Zgjerimi i Ligës së Kombeve të UEFA-s në dritaren e Kalendarit Ndërkombëtar të Ndeshjeve të muajit mars do të ketë të bëjë vetëm me një numër të përzgjedhur skuadrash dhe skuadrat e mbetura do të jenë tashmë të disponueshme për të filluar kualifikueset evropiane.

Si do të funksionojnë finalet e ‘UEFA Nations League’ 2024/2025?

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të mërkurën më 4 dhe të enjten më 5 qershor 2025. Fituesit kalojnë në finale të dielën më 8 qershor, ndërsa dy gjysmëfinalistët e mposhtur do të konkurrojnë ndeshjen për vendin e tretë më herët në të njëjtën ditë.

Liga e Kombeve të UEFA-s u krijua për të minimizuar miqësoret e pakuptimta dhe për t’u dhënë kombeve përballje konkurruese me ekipe me renditje të barabartë.

Ekipet nga të gjitha shoqatat evropiane garojnë në një strukturë lige që paraqet promovim dhe rënie. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like