SHORTI CHAMPIONS/ Finale të parakohshme dhe spektakël, zbulohet dhe ndarja e gjysmëfinaleve

by admin
Spread the love

Liga e Kampionëve ka zbuluar çiftet çerekfinale në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, me spektakël të garantuar që pritet në të gjitha takimet.

Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” Arsenalin, me takimin e parë që do të luhet në Londër, teksa një përplasjesh mes dy skuadrave të forta është ajo mes Atletikos dhe Dortmundit.

Një finale e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit që ndeshen për herë të tretë radhazi në Champions, teksa spektakël do të ketë dhe në takimin Barcelona-PSG.

Gjithashtu janë mësuar dhe çiftet gjysmëfinale, me fituesin e Real-Siti që do të ndeshet me fituesin e Arsenal-Bajern. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Atletik-Dortmund me fituesin e Barcelona-PSG.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit me 16 dhe 17 prill.

Sa i përket gjysmëfinaleve të para, ato do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat e kthimit më 7 dhe 8 maj, teksa finalja luhet më 1 qershor në “Wembley”.

SHORTI:

FINALE:

FITUESI/GJYSMËFINALE 1 – FITUESI/GJYSMËFINALE 2

GJYSMËFINALET:

2-FITUESI/ÇEREKFINALE 2 – FITUESEI/ÇEREKFINALE 4

1-FITUESI/ÇEREKFINALE 1 – FITUESI/ÇEREKFINALE 3

ÇEREKFINALET:

4-PSG – BARCELONA

3-REAL MADRID – MANÇESTER SITI

2-ATLETIKO MADRID – BORUSIA DORTMUND

1-ARSENAL – BAJERN MYNIH

SKUADRAT:

ARSENAL

ATLETIKO MADRID

BARCELONA

BAJERN MYNIH

DORTMUND

MANÇESTER SITI

PSG

REAL MADRID

PANORAMASPORT.AL

You may also like