Shokët e skuadrës vizitojnë futbollistin Ndika në spital, Roma zbulon gjendjen e mbrojtësit

by admin
Spread the love

 Ndeshja e Serisë A mes Romës dhe Udinezes u ndërprerë sot pasi mbrojtësi Evan Ndika u ndje keq pasi kishte dhimbje në gjoks. Ai u transportua me ambulancë në spital dhe më pas ndeshja në fjalë u pezullua pasi lojtarët nuk dëshironin të vazhdonin, të shqetësuar për situatën e tij. 

Lajme pozitive vijnë nga kampi i Romës, për sa i përket gjendjes së futbollistit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ekipi vizitoi futbollistin në spital. Për fat të mirë Ndika ndihet më mirë dhe është në humor të mirë. Ai do të qëndrojë nën vëzhgim për analizat më të hollësishme.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like