Shok-bomba, kartela grafike, krejt çka u gjet gjatë aksionit të sotëm në veri të Kosovë (FOTO) – Shqip

by admin
Spread the love

Policia sot gjatë ditës e ka kontrolluar një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Elshanit, banesa është shfrytëzuar nga serbi S.M., aty janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë dhe tetë shok bomba të modifikuara.

Personi i dyshuar nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

You may also like