Shoferi i ‘Range Rover’ që vrau estetisten në aksident me 180 km/orë burgoset për shtatë vjet në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Një shofer që vrau një vajzë me të cilën po udhëtonte kur humbi kontrollin e automjetit të tij teksa i mburrej për aftësitë e drejtimit, është burgosur sot për shtatë vjet në Britani.

Rida Kazem arriti shpejtësinë 180 km/orë para aksidentit të rëndë kur mjeti i tij u përplas me një makinë të parkuar dhe ra nga ura në binarët e trenit në veri të Londrës.

Makina e tij goditi një Tesla të parkuar para se të binte në binarët e trenit, çka i kushtoi jetën pasagjeres së Kazem, 33 vjeçares Yagmur Ozden.

Një tjetër pasagjere që ndodhej në makinë, Zamarod Arif, e cila ishte 26 vjeçe në kohën e aksidentit, pësoi dëmtime të rënda duke përfshirë një krah e një këmbë të thyer.

Kazem ishte duke çuar në shtëpi dy vajzat pasi kishin dalë së bashku mbrëmjen e 22 gushtit 2022.

Sot ai u dënua me shtatë vjet burg nga gjykata e Isleworth.

Gjykatësi Martin Edmunds i tha: “Shpejtësia dhe dhuna e këtij aksidenti ishin të tmerrshme, makina jote Range Rover u shndërrua në një lëmsh prej copash metali.

“Ti po i mburreshe dy pasagjereve të tua, duke u trguar makinën e fuqishme dhe ato që besoje se ishin aftësitë e tua, por është e qartë se aftësitë e tua nuk ishin të tilla”.

Drejtuesi i automjetit Range Rover që kushton rreth 120,000 paundë, 24-vjeçari Rida Al Mousawi si dhe pasagjerja në sediljen e parë Zamarod Arif, i mbijetuan aksidentit të tmerrshëm që ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në një intervistë nga spitali Arif, tregonte sesi viktima i ishte lutur Al Mousawi të ngadalësonte shpejtësinë, por shtonte se ai preferonte të luante me pasagjerët e tij duke ecur me shpejtësi.

Vaja shtonte se shoqja e saj 32-vjeçare nuk kishte vënë rripin e sigurimit teksa po shkonin në shtëpi në autostradën A40 në orët e vona të darkës.

Të njohurit thonin se 24-vjeçari Al Mousaëi, kishte qenë në koma që prej aksidentit të 22 gushtit, por me pas u përmirësua në spitalin e Paddington.