Shoferi i kamionit e nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë

by admin
Spread the love

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë sot rreth orës 13:00.

Krejt kjo pas një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor.

Ngjarjen e ka rrëfyer një dëshmitar për Sinjalin. Sipas tij, shoferi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.

Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godasë.

Sipas pamjeve që ka dërguar ky qytetar, shihet se si shoferi i kamionit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin në fjalë, Sinjali ka tentuar të marrë edhe versionin e policisë por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

You may also like