Shkupjani vdes nga goditja e makinës, shoferi ikën nga vend i ngjarjes!

by admin
Spread the love




Policia ka njoftuar se një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Një makinë ka goditur për vdekje një shkupjan 54-vjeçar. Nga MPB thonë se shoferi i makinës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 02.01.2023 në ora 17:45 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Katllanovë në fshatin Gradmancë në Shkup, një automjet i udhëtarëve ka goditur A.A. (54) nga fshati Katllanovë, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. A.A. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Nga ana e prokurorit publik dhe ekipit inspektues nga SPB-Shkup është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë njoftuar nga policia.


You may also like