Shkupi sërish solidarizohet me Palestinën dhe Gazën – Shqip

by admin
Spread the love

Protestë para qeverisë së RMV-së

“Stop gjenocidit”, “Ndal vrasjes së foshnjave”, “Paqe”, “Sanksione për Izraelin”, “Ndal Apart`hejdit” ishin disa nga mbishkrimet në protestën e sotme në Shkup, në mbështetje të Palestinës dhe qytetarëve të Gazës.

Protesta ishte thirrur përmes rrjeteve sociale, kurse pjesëmarrësit bën thirrje që të ndalen luftimet, t`i ndihmohet Gazës dhe të sanksionohen autoritetet e Izraelit.

“Kur të bësh ushqim mendo për të tjerët, kur të paguash faturën e rrymës kujtoi të tjerët, kujtoi ata se si jetojnë, kur të kthehesh në shtëpinë tënde, kujtoi të tjerët mos i harro ato të cilët rrinë nëpër tenda”.

“Njerëzit atje nuk kanë ujë, nuk kanë ushqim, nuk kanë rrymë elektrike, nuk kanë as ilaçe. Ne sot qëndrojmë këtu për të mbështetur njerëzit nga Palestina sepse ata kanë nevojë dhe ne gjithmonë do t`i mbështesim”

Kujtojmë se në Shkup disa herë janë organizuar protesta në shenjë solidariteti me Palestinën dhe popullatën e Gazës. Protestë e ngjashme u organizua edhe në Tetovë. /KlanMacedonia

You may also like