Shkupi kampion turpërohet nga Bregalnica, Shkëndija pranë Europës

by admin
Spread the love

Shkupi ka lëshuar pas  fitores së titullit kampion. Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mposhtën me rezultatin 4-1 nga Bregalnica.

Këta të fundit kaluan të parët në epërsi me Djokic, i cili më pas shënoi edhe golin e dytë me penallti pasi Adetunji kishte barazuar përkohësisht.

Stojanov i mbylli llogaritë, ndërsa në fund Altiparmakovksi realizoi edhe golin e katërt për Bregalnicën.

Sot festoi skuadra e Shkëndijës së Tetovës, që mundi me rezultatin 1-0 Rabotnickin dhe u ngjit në vendin e dytë në renditje. Ljupche Doriev ishte heroi i skuadrës kuqezi.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 30

Bregalnica-Shkupi 4-1
Shënues:
Djokic 15’, (pen.) 48’, Stojanov 75’, Altiparmakoëki (pen.) 90’ / Adetunji 29’

Shkëndija-Rabotnicki 1-0
Shënues:
Doriev 55’

/ oversport.tv

You may also like