Shkuan për të ofruar ndihmë në Libi, vdesin në aksident pesë anëtarë të ushtrisë greke

by admin
Spread the love

Pesë anëtarë të një ekipi grek të ndihmës humanitare, të dërguar në Libi pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Dernën, kanë humbur jetën në një aksident rrugor, tha ushtria greke ditën e sotme, duke rritur numrin e mëparshëm.

“Pesë trupa, duke përfshirë tre zyrtarë të ushtrisë greke dhe dy përkthyes nga ministria e jashtme greke që ishin pjesë e ekipit të ndihmës, do të riatdhesohen në Athinë sot”, thanë shefat e shtabit grek në një deklaratë.

Autoritetet libiane deklaruan të dielën se katër persona kishin vdekur në një aksident, ku ekipi grek po udhëtonte nga Bengazi për në Derna, 300 kilometra (185 milje) në lindje. Ministri libian i shëndetësisë, Othman Abdeljalil, tha se aksidenti ndodhi kur një automjet me 19 anëtarë të ekipit grek u përplas me një makinë që transportonte një familje libiane. Tre persona në makinën e familjes vdiqën dhe dy u plagosën rëndë, tha ai.

Nga 14 anëtarët e tjerë të mjetit grek që u plagosën, të gjithë përveç njërit janë riatdhesuar për mjekim në Greqi. Një person u shtrua në spital në Libi sepse për shkak të plagëve të tij nuk mund të  transferohej në Greqi.

Sipas burimeve ushtarake, dy infermierë dhe një nënoficer ishin midis tre anëtarëve të Forcave të Armatosura të vrarë në aksident.

Duke iu përgjigjur zërave që qarkullojnë në rrjetet sociale se aksidenti me gjasë nuk ka ndodhur për shkak të një aksidenti trafiku, të njëjtat burime kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist. Sipas tyre, drejtuesi libian i kamionit që u përplas kokë më kokë me autobusin e misionit grek, kishte me vete pesë anëtarë të familjes.

Në zonën ku ndodhi aksidenti nuk kishte asnjë rrjet celular. Për këtë arsye ushtarët grekë të plagosur nuk kanë mundur të komunikojnë dhe të informojnë Athinën për aksidentin. Telefonat satelitorë që kishin me vete u shkatërruan pas përplasjes nga shpërthimi dhe zjarri.

Dy të vdekurit e tjerë të misionit grek, siç u bë e ditur, ishin një përkthyes dhe fëmija e kryetarit të komunitetit grek të Bengazit.

Greqia kishte dërguar ndihma humanitare të dielën në zonat e Libisë, të goditura nga përmbytjet vdekjeprurëse të “Stuhisë Daniel”. Ndihma përfshinte staf mjekësor dhe infermieror, si dhe furnizime mjekësore dhe ushqime.


Top Channel

You may also like