Shkrumbohet kampi i refugjatëve, digjen 2.000 banesa në Bangladesh

by admin
Spread the love

Autoritetet në Bangladesh po hetojnë shkakun e një zjarri masiv në një kamp refugjatësh Rohingya, i cili ka lënë 12,000 të pastrehë.

Nuk është raportuar për viktima, por zjarri shkrumboi 2,000 strehime pasi u përhap me shpejtësi përmes bombolave ​​të gazit nëpër kuzhina, thanë zyrtarët.

Policia po heton për të parë nëse zjarri ka qenë një akt sabotimi. Një person është arrestuar, sipas mediave lokale. Kampi në juglindje te vendit besohet të jetë vendstrehimi më i madh i refugjatëve në botë.

Shumica e banorëve të tij janë refugjatë Rohingya, të cilët i ishin larguar persekutimit në Mianmarin fqinj.

Këtë mëngjes, me qindra prej tyre u kthyen në zonën e Cox’s Bazar për të parë se çfarë mund të shpëtonin nga rrënojat. Zjarri u përhap shpejt sipas zyrtarëve, për shkak se banesat janë më bazë bambuje, e në to është përdorur pëlhurë e gomuar.

Flakët u vunë nën kontroll brenda tre orëve, por ndërkohë mes të tjerash, u shkatërruan edhe të paktën 35 xhami dhe 21 qendra mësimore për refugjatët. Nga janari 2021 deri në dhjetor 2022, ka pasur 222 incidente zjarresh në kampet e Rohingyave, duke përfshirë 60 raste zjarrvënieje të qëllimshme.

Marsin e 2021, të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 50,000 u zhvendosën pasi një zjarr masiv përfshiu një kamp të tillë.


Top Channel

You may also like