Shkroi historinë te Reali, një emër i bujshëm për stolin e Bayernit

by admin
Spread the love

Janë të shumtë emrat që janë lidhur me Bayernin, pasi trajneri aktual, Thomas Tuchel, njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të këtij sezoni. Më i fundit është Zinedine Zidane.

Sipas gazetës “Marca”, trajneri francez shihet me sy të mirë për të pasuar Tuchelin si trajner i bavarezëve. Zidane u largua nga Reali i Madridit në qershor të vitit 2021 dhe, që atëherë, emri i tij është përfolur për drejtimin e disa skuadra, si Juventus, PSG dhe madje edhe vetë kombëtaren franceze, por Zizu ka hezituar të kthehet në stol.

I njëjti burim raporton se, ditët e fundit, Bayerni ka kontaktuar menaxherin e Zidane për të shprehur interesin e klubit për të pasur shërbimet e tij sezonin e ardhshëm. Përveç Zidane, shfaqen edhe emra të tjerë të lidhur me Bayernin, si Nagelsmann, Flick dhe José Mourinho.

You may also like