Shkoi nga Premierliga në Arabi, Neves: Këtu futbolli është si në PlayStation

by admin
Spread the love

Mesfushori i Al Hilal, Ruben Neves po shijon kohën e tij në Arabinë Saudite, ku u bashkua verën e kaluar nga Wolverhampton Wanderers.

Neves ka qenë titullar i rregullt për skuadrën e Al Hilalit, me 28 paraqitje në të cilat ka shënuar 4 herë dhe ka asistuar 6 herë.

“Unë nuk ndjej ndonjë ndryshim midis ligës saudite dhe kampionateve evropiane. Nuk kam në plan të kthehem së shpejti. Arabia Saudite mund të ketë një nga ligave më të mira në botë brenda dy viteve. Cilësia e lojtarëve këtu është e shkëlqyer, duket si PlayStation!” tha Neves, ekipi i të cilit po marshon me besim drejt titullit në Arabinë Saudite, shtatë pikë përpara Al Nassrit të vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport

You may also like