Shkëndija – Voska, miqësore ”luksi” – Shqip

by admin
Spread the love

SKUADRAT VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR

Ekipet e Shkëndijës dhe Voska Sport pas përgatitjeve dy javore të fazes së parë në Tetovë, zhvilluan ndeshje kontrolluese ku trajnerët Qatip Osmani i Shkëndijës dhe Berat Imeri i Voska Sport gjatë 90 minutave në lojë inkuadruan e gjithë futbollistët që kanë në dispozicion përfshirë këtu edhe përforcimet

Në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore, skuadra e Shkëndijës zhvilloi  ndeshjen e pare kontrolluese me ekipin Voska Sport të Ohrit. Trajneri Qatip Osmani pas këtij takimi miqësor që u zhvillua në kushte tejet të rënda atmosferike, për KlanMaqedoni tha se tashmë ka disa njohuri për formën e ekipit.

U kristalizuan disa gjëra që në të ardhmen duhet të veprojmë. Megjithate kjo ishte lojë miqësore, është lojë ku luan me dy ekipe të kombinuar. Nuk është problem rezultati 2-2, por është problem i disa gabimeve në lojë që i patëm” – tha trajneri i KF Shkëndijës, Qatip Osmani.

Për prurjet e reja trajneri trajneri Osmani tha se atyre u duhet kohë që të adaptohen.

Disave  mendoj se u duhet edhe  pak kohë për t`u adaptuar në rrethin, në lojën tone. Ashtu që shpresojmë edhe ato do të vijnë në  nivelin e duhur”  – deklaroi Osmani.

Nga ana tjetër trajneri  I ekipit Voska Sport, Berat Imeri tha se e mira  e kësaj faze është se deri tani nuk kanë asnjë lojtar të lënduar.

Mendoj se pjesërisht jemi të kënaqur. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm që të punojmë se na pretë një rrugë shumë e gjatë për arritjen e objektivave tona” – tha Berat Imeri.

 Kapiteni i skuadrës Voska Sport, Izair Emini u shpreh i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve.

Normalisht kemi bër 10-të ditë përgatitje ja edhe na erdhi ndeshja e pare kontrolluese kundër ekipit të Shkëndijës. Përgatitjet shkojnë në mënyrën më të mire të mundëshme” – deklaroi Izair Emini.

 Dy ekipet që nga dita e sotme vazhdojnë realizimin e plan programit kështu deri në fillimin e sezonit pranveror të kampionatit si në Ligën e parë ashtu edhe në të dytën. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like