Shkencëtarët tregojnë se Hëna u krijua pas një përplasje gjigande të një protoplaneti me Tokën rreth 4.5 miliardë vite më parë

by admin
Spread the love

Që nga vitet 1970, astronomët kanë dyshuar se sateliti ynë natyror u krijua kur një protoplanet gjigant i quajtur Theia goditi Tokën e hershme (Gaia). Natyra e kësaj përplasjeje dhe ajo që ndodhi menjëherë pas kësaj përplasje ka qenë objekt debati, megjithatë, disa shkencëtarë sugjerojnë se ajo krijoi një re të madhe mbeturinash që u bashkuan në Hënë me kalimin e kohës.

Tani, janë zbuluar prova të reja që mbështesin teorinë e përplasjes që ndodhi 4.5 miliardë vjet më parë – si dhe zbulojnë një fakt mjaft befasues për planetin tonë. Përplasja jo vetëm që krijoi Hënën, por gjithashtu ndikoi thellë brenda mantelit të Tokës, duke ndihmuar në krijimin e Hawaii-t dhe Islandës.

Shkencëtarët mendojnë se materiali i dendur nga Theia pas përplasjes u fundos në pjesën e poshtme të mantelit të Tokës, ku u bashkua për të formuar njolla të rënda mbi bërthamën e planetit tonë që ekzistojnë ende sot. Shkencëtarët arritën në përfundimin e tyre me ndihmën e simulimeve kompjuterike të cilat synonin të shpjegonin pse ekziston një anomali masive thellë në brendësi të Tokës. Ekzistojnë dy rajone në bazën e mantelit të planetit tonë, të cilat janë të pazakonta dhe të ndryshme nga pjesa tjetër e shtresës.

Të njohura si Large Low Velocity Provinces (LLVP), njëra ndodhet nën pllakën tektonike afrikane dhe tjetra nën pllakën tektonike të Paqësorit. Ekzistenca e tyre u zbulua nga gjeologet pasi valët sizmike u ngadalësuan në mënyrë dramatike në një thellësi prej 2,900 km në të dy rajonet, të cilat ndryshonin nga pjesët e tjera të Tokës.

Nëpërmjet analizave të sakta të një game më të gjerë mostrash shkëmbi, të kombinuara me modele më të rafinuara të një impakti gjigant dhe modele të evolucionit të Tokës, ne mund të konkludojmë përbërjen materiale dhe dinamikën orbitale të Gaia dhe Theia”, tha Dr Yuan.

You may also like