Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, Ukraina siguron lirimin e 106 ushtarëve që luftuan për Bakhmut

by admin
Spread the love

Një zyrtar ukrainas thotë se Kievi ka siguruar lirimin e 106 ushtarëve të zënë rob gjatë luftës, në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë këtë të enjte.

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak tha se ushtarët, përfshirë 8 oficerë, u kapën duke luftuar në qytetin e shkatërruar lindor të Bakhmut.

Përmes një mesazhi në Twitter, Yermak shkroi se: “Ne po sjellim në shtëpi 106 persona. Ata kanë luftuar për Bakhmutin dhe kanë bërë një vepër që e pengoi armikun të avanconte më tej në Lindjen tonë. Secili prej tyre është një hero.

Nuk kishte asnjë informacion për forcat që Rusia mori nga Ukraina në këmbim. Yermak nuk dha detaje të mëtejshme. Inteligjenca ushtarake ukrainase thotë se 2,430 ukrainas janë liruar në shkëmbimin e të burgosurve, duke përfshirë 139 civilë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like