Shkëmbi: Nuk duhet t’ia bënim kaq të lehtë Partizanit, gabuam shumë

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për Oversport pas humbjes përballë Partizanit.

“Diferencat mes skuadrave janë të mëdha, por nuk duhet t’ia bënim kaq të lehtë Partizanit. Gabuam në tre golat e parë, reaguam pas golit të parë, por më pas u dorëzuam.

Duhet të përmirësohemi shumë. nuk dua të justifikohem, por kishim tre mungesa të rëndësishme, që për një skuadër si e jona janë shumë, sepse ishin lojtarë të rëndësishëm dhe e vuajtëm mungesën e tyre. Portieri është i ri, është e ardhmja e klubit dhe sot duhet ta ndihmonte e gjithë skuadra.

4 gola të pësuar nga Partizani dhe Tirana? Nuk mendoj që është çështje mosbesimi, por rastësi. Kemi gabuar shumë ndaj dy skuadrave që kanë cilësi në sulm dhe kjo e bën ndryshimin. Kur gabon ti. Kundërshtari me cilësi të ndëshkon. Në futboll vjen shumë shpejt ndeshja tjetër dhe skuadra duhet të jetë gati të reagojë”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv

You may also like