Shkëmbi: Jam i kënaqur me skuadrën, sot na mungoi vetëm goli

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit pa gola përballë Kukësit.

“Mungoi vetëm goli, por duhet të falënderoj djemtë që dhanë maksimumin. Luftuan, vrapuan, i bënë detyrat taktike. Nuk shënuam, por më kënaq loja.

Kartoni i kuq? Na ndihmoi, sepse kur luan një pjesë me një lojtar më shumë të ndihmon. Rastet i krijuam, por nuk arritëm të shënonim. Rrezikuam shumë pak, ishim në ekuilibër dhe skuadra më pëlqeu. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kemi fatin me ne, sepse sot na mungoi vetëm goli.

Kërkoja qe Beqja të kalonte para dhe ndoshta ai nuk e bëri këtë. Kurse Karabeci ka një mënyrë të tillë loje. Kur skuadra vjen nga ndeshje jo të mira, është më e kujdesshme. Ndonëse ishim me një lojtar më shumë, në pjesën e dytë e meritonim një gol.

Skuadra ishte në ekuilibër nuk rrezikoi. Ndryshova veshjen se ma kërkuan gjyqtarët. Teuta ka qenë gati. Nuk erdha unë dhe bëra çudira. Futbolli ka ulje-ngritje. Nuk e ndryshova unë skuadrën për dy ditë. Arapi ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe po të fitonim do të ishte merita e tij. Ndoshta na kthehen disa lojtarë për ndeshjen tjetër kundër Tiranës”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv

You may also like