Shkëmbi: Është një moment shumë i keq, nuk na mungojnë emrat në sulm

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake përballë Laçit.

“Penalltia e humbur? Patjetër keqardhje. Para penalltisë humbëm një rast të pastër, humbëm edhe penalltinë. Është moment shumë i keq dhe nga ana psikologjike duhet të ngrihemi. Duhet të kemi shpresë, që mund të ringrihemi dhe duhet të shënojmë.

Mungon cilësia në sulm? Sulmuesit që kemi kanë cilësi dhe mundësi për të bërë mirë. Nuk jemi keq në emra, por çdo gjë duket në fushë. Nuk arrijmë të shfrytëzojmë rastet tona dhe më pas vuajmë gabimet psikologjikisht. Një gabim në mbrojtje na kushton shumë, kjo është diferenca.

Pësojmë shumë, mundohemi të riparojmë këto gabime. Sot nuk luajtëm keq në këtë repart, por vazhdoj të them që kemi problem zotërimin e topit, e dorëzojmë shumë shpejt dhe më pas skuadra vuan, humbet ritmin dhe nuk është e qetë”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv

You may also like