Shkëmbi: 10 minutat pas golit ishin të tmerrshme, lojtarët duhet të marrin në dorë situatën

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas humbjes përballë Erzenit.

“Bëmë një lojë deri diku të mirë deri tek momenti i golit. Kemi shumë probleme. Arritëm të shënojmë, por u tërhoqëm shumë dhe gabuam shumë. duhet të shoh ndeshjen, që ta kuptojë. Lojtarët duhet të marrin vetë në dorë situatën, që të ulin ritmin. Psikologjikisht duhet të ishim më lart pas shënimit të golit, por nuk ndodhi kështu.

Ndikoi presioni? Në futboll duhet të mbash presionin, ne duam pikë dhe është normale që të kemi presion, por ky nuk është justifikim. Klubi nuk na ka bërë presion, prandaj nuk duhet të justifikohemi. Janë disa gabime individuale që i bëjmë çdo ndeshje, prandaj isha më i mërzitur.

Pushimi? Kemi probleme dhe mungesa në çdo javë. Pushimi do të na shërbejë. Do të donim ti kishim të gjithë lojtarët në dispozicion. Skuadra nuk ishte agresive, nuk mbrojti rezultatin? E vërtetë. Janë disa minuta që lojtarët duhet ti zgjidhin vetë. Është hera e disata që pësojmë njësoj. Kemi folur, e kemi analizuar, por sërish pësojmë nga i njëjti pozicion. 10 minutat pas golit ishin të tmerrshme”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv

You may also like