Shkëlqeu në Serinë A, sulmuesi i njohur belg drejt tërheqjes nga futbolli: Më bezdis kur të rinjtë më zënë vendin

by admin
Spread the love

Duket se Dris Mertens është në fund të karrierës së tij. 36-vjeçari belg, që shkëlqeu gjatë kohës së tij me Napolin, vazhdon të jetë protagonist te Gallatasaraji, por mosha duket se e pengon që të japë më të mirën e tij.

Në një intervistë të dhënë për programin “Sergio Over de Grens” për “MTV” ai tha se kërkon që të lërë futbollin.

“Nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë dhe mua akoma më pëlqen që të luaj futboll. po bëj punën më të bukur në botë, por nga ana tjetër, kërkoj që të kem më shumë liri, të gjej paqe dhe të bëhem baba.

Në moshën time, zakonisht je në fund të karrierës. Bëhesh më i ngadaltë dhe më i dobët fizikisht. Më parë futesha në fushë pa bërë asnjë nxehje, ndërsa tani është e rëndësishme, sepse trupi im kërkon vazhdimësi. Kam kaluar një kohë të vështirë me të. Sidomos kur shikon lojtarët më të rinj të skuadrës që të zënë vendin. Kjo gjë më bezdis shumë, nuk është më qejf”, ishin fjalët e Mertens.

PANORAMASPORT.AL

You may also like