Shkëlqeu ne serialin e njohur, aktori shqiptar rrëfen eksperiencën e tij

by admin
Spread the love

Seriali turk “Osmani”  ka thyer rekorde shikueshmërie në Shqipëri. Pjesë e këtij seriali së fundmi është edhe një aktor shqiptar, i cili quhet Ervis Belollari. Ky i fundit ka dhënë një intervistë këtë mëngjes për “ABC-ja e Mëngjesit”. Në një lidhje me “Skype” aktori ka treguar shumë detaje nga kjo eksperiencë e tij, duke nisur nga roli që ka deri tek afrimiteti me aktorin kryesor të serialit, Burak Özçivit.

Ervisi zbuloi edhe disa nga prapaskenat e serialit, duke u shprehur se aktorët luftojnë vërtet, madje kishin shkuar edhe në spital në disa raste.

“Unë jam 23 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, po jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Thoja kur i shikoja nga ekrani që do shkoj një ditë atje.

Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty.

Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova. I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thash “Jam nga Shqipëria. Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit”.

Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, -përfundoi Ervis Belollari.

You may also like