Shkatërrimi i bursës #3 FTX – Shpjegimi dhe cfarë na pret në të ardhmen – Shqip

by admin
Spread the love

Pas një sezoni të suksesshem, rikthehet Crypto Friends me sezonin e dytë, podcast-i në Shqipëri në të cilin diskutohen me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme tema që përfshijnë kriptoasetet, teknologjinë blockchain dhe tregjet financiare boterore duke filluar nga Bitcoin, tek risitë e Web3 si NFT dhe Metaverse, deri tek koncepte mbi paranë, investimet, etj.

Në episodin e parë do të diskutohet rënia e exchange FTX, një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më me reputacion në tregun e aseteve dixhitale, i cili po ndez alarmin tek njerëzit që zotërojnë kriptovaluta ndërsa investitorët vrapojnë për t’u mbrojtur.

Ky kolaps mahnitës ka ngritur pyetje në lidhje me të ardhmen e FTX dhe të industrisë më të gjerë të kriptove – dhe potencialin që një reaksion zinxhir të ndikojë në tregjet më të gjera financiare. Çfarë ndodhi, saktësisht? Si u bë FTX nga një yll i industrisë në një firmë në krizë? Dhe çfarë do të thotë kjo për kriptot?

Ndiqni shpjegimin e dhënë nga Eni Shtini, Henri Ndreca, Xhino Bande dhe Gent Prognilinkun më poshtë

You may also like