Shkarkohet sekretari shtetëror Resmi Ejupi: Më shkarkuan për shkak të mendimit ndryshe në BDI

by admin
Spread the love




Resmi Ejupi i cili nga viti 2020 është emëruar si sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale bëri të ditur se nga dita e djeshme është shkarkuar nga pozita.

Sipas tij, arsyeja e vetme për shkarkimin e tij nga kjo pozitë është shprehja dhe përkrahja e mendimit ndryshe.

“Shprehjen e mendimit të lirë dhe përkrahjen e mendimeve të cilët mendoj se janë në favor të shoqërisë nuk do të ma ndalojë asnjë formë e reperkusionit politik”, shprehet Ejupi.

Ai shtoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Grupit të Zjarrit” për arsye se sipas tij, kjo është në favor të BDI-së dhe shoqërisë./Telegrafi/


You may also like