Shkarkohet nga puna burri që shpëtoi këlyshin e drerit nga sulmi i ariut në veri të Kanadasë (fotot)

by admin
Spread the love

Një burrë në Kanada thotë se ka humbur vendin e punës në një kompani karburantesh pasi shpëtoi një dre të vogël të braktisur nga një ari i zi që do ta sulmonte duke e marrë në makinë.

Mark Skage, i cili punonte për kompaninë AFD Petroleum Inc., po kthehej nga puna kur pa drerin e braktisur në anë të rrugës në zonën pyjore të British Columbia më 6 qershor.

Sapo ai ndaloi dhe doli jashtë automjetit, këlyshi i vogël që ishte vetëm disa ditësh, tentoi të hynte në automjetin e tij pasi një ari i zi dukej se po e ndiqte për ta sulmuar.

“Ariu i zi ishte rreth 30 metra prapa saj duke pritur,” tregon Skage në postimet e tij në rrjetet sociale.

“Ajo tentonte vazhdimisht të hipte në makinën e punës dhe unë e lejova sepse nuk mund ta lija aty. Kështu që e shtyva në vendin e pasagjerit dhe e mora në qytet për të kërkuar ndihmë”, tregon burri.

Vendimi i Skage për ta marrë kafshën e vogle në makinën e punës duket se ishte në kundërshtim me rregullat vendase për botën e egër.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, nuk mund ta lija aty, nuk e di nëse duhet të largoja predatorin por arinjtë e zinj janë sulmuesit kryesore të drerëve ‘moose’. Kështu që mendova, predatorit nuk ka ç’t’i bëj prandaj po mundohem të ndihmoj këlyshin”.

“Është kundër ligjit marrja në makinë e kafshëve të egra, zotërimi i kafshëve të egra apo transportimi tyre”, tha ai për mediat vendase.

Pasi mori këlyshin në makinë Skage i telefonoi drejtuesve në punë dhe zyrtarëve të mbrojtjes së kafshëve. Ai më pas i vuri emrin drerit Misty dhe gjeti një qendër kafshësh ku e la deri sa të jetë gati për t’u lëshuar përsëri”.

Skage mendonte se gjithçka kishte përfunduar këtu, por kompania e tij AFD Petroleum, nuk pranoi veprimin e tij me botën e egër.

“Ata vendosën të më kërkonin të largohesha nga puna sepse shpëtova një kafshë në botën e egër. Për ta është në rregull të derdhin naftën në tokë por nuk lejojnë të ndihmosh kafshët e egra,” përfundon Skage.

Ariu i zi, ariu i murrmë dhe ujqërit janë predatorët kryesorë të këlyshëve të drerëve në zonat e Alaskës dhe Kanadasë veriore.

“Arinjtë e zinj janë predatorët kryesorë të këtyre specieve duke vrarë rreth 40% të këlyshëve të lindur. Gjuetia bëhet kryesisht nga meshkujt e rritur,” sipas departamentit të botës së egër të Alaska.