Një gamë e rrjeteve globale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit komik “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas. Ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelensky, asokohe ka luajtur rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko. Rol i vitit 2015 i një mësuesi të shkollës së mesme, të shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.
Kështu, Goloborodko nis të drejtojë vendin duke i shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales. Hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi, interesi për të ka arritur kulmin që kur Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse. Partneri menaxhues i studios krijuese, Nicola Söderlund, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë dramatike në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.
“Është një shfaqje mjaft e vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.
Seriali pritet të transmetohet të dielën nga Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar. Sakaq, nuk do të mungojnë transmetimet nga rrjete të ndryshme televizive në Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");