Shitja e serbit nis revolucionin te Lazio, PSG dhe United ofrojnë 65 milionë

by admin
Spread the love

Pritet që sezonin e ardhshëm të fillojë një revolucion në skuadrën e Lazios, por më parë klubi duhet të shesë një lojtarë me peshë, që të mbushë arkat me likuiditet.

Drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë gjetur edhe emrin e atij që do të bëhet kurban, pasi tashmë duket e pashmangshme shitja e Sergej Milinkovic-Savic.

Agjenti i futbollistit ka qenë dje i pranishëm në “Olimpico” në sfidën kundër Milanit dhe i ka paraqitur presidentit Lotito ofertat e PSG dhe Manchester United, që janë të gatshme të paguajnë 65 milionë euro për serbin.

Me zemër të thyer, Maurizio Sarri ka dhënë miratimin për këtë shitje dhe sipas asaj që shkruan “Messaggero” kërkon që të rikthejë në Itali Allan. / Oversport.tv

You may also like