Shilegov në takim me biznesmenët shqiptarë

by admin
Spread the love

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të mbajë takimet me aktorët politik më të rëndësishëm në vendin tonë. Si pjesë e takimeve tradicionale të cilat organizohen në prag të zgjedhjeve lokale, sot në hapësirat e Odës nga ana e kryetarit z. Nebi Hoxha u mirëpritën kandidati për kryetar të Komunës së Shkupit z. Petre Shilegov dhe kandidati për kryetar të komunës së Butelit z. Velimir Smilevski.

Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i platformës për zhvillim ekonomik lokal, e përgaditur nga ana e OEMVP-së dhe ajo është e përbërë nga analiza dhe hulumtime paraprake, si dhe është e bazuar mbi kërkesat dhe problemet reale me të cilat bizneset ndeshen në përditshmëri.

Kjo platformë është krijuar mbi bazën e parimeve themelore siç janë transparenca dhe llogaridhënia, efikasiteti i administratës komunale, zhvillimi i bizneseve lokale dhe Infrastruktura moderne dhe funksionale. E njejta trajton pika të rëndësishme si legjislacioni, reforma në institucione, zhvillimi i ekonomisë lokale, infrastruktura dhe ambienti jetësor, bujqësia, zhvillini i turizmit veror dhe dimëror si dhe transparencë dhe llogaridhënie.

OEMVP është dëshmuar që është institucion relevant në vend, e cila promovon dhe mbron interesat e komunitetit të biznesit dhe si qëllim kryesor është krijimi i ambientit dhe klimës së volitshme e të bërit biznes. OEMVP përpiqet të thellojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet shtetërore në kornizat e qëllimeve të përmirësimit të ekonomisë së vendit.

You may also like