“Shikon korridore që të tjerët nuk i shohin”, Lele Adani i magjepsur nga Asllani

by admin
Spread the love

Lele Adani vazhdon të thurë elozhe për talentin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Adani foli për DAZN, ndërsa komentoi se Interi nuk e di ende as vetë se ka blerë një lojtar të fortë, ndërsa shtoi se Asllani shikon korridore që të tjerë nuk i shohin dot.

“Unë mendoj se ishte pak i njohur përpara 3-4 muajsh, më pas me të drejtë e bleu një nga ekipet më të mëdha të kampionatit tonë që është Interi dhe bëhet fjalë për Asllanin. Absolutisht një futbollist me një mendim superior, shikon korridore që lojtarë të tjerë nuk i shikojnë dot.

Ka personalitet. Duhet t’i japim kohë që të ambientohet, por edhe Interi nuk e di ende se sa i fortë është ai lojtar. Megjithatë, mendoj se tifozët do ta kuptojnë”, tha ndër të tjera Lele Adani për Kristjan Asllanin. /oversport.tv

You may also like