Shija e lirisë i zgjat pak, arrestohet bosi i mafias që u arratis me çarçafë – Shqip

by admin
Spread the love

Një drejtues i njohur i mafias italiane i cili u arratis vitin e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë është vënë në pranga në Francë. Autoritetet nga të dyja vendet raportojnë se ai u kap në Bastia.

Ai është Marco Raduano, i njohur si një nga kriminelët më të rrezikshëm në kërkim në listën e Europolit.

40-vjeçari nga Vieste mundi të arratisej në Shkurt të vitit 2023 nga burgu i Nuoros, në Sardenja. Ai bashkoi disa çarçafë dhe mundi të zbriste murin e institucionit ku duhej të vuante dënimin.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha se edhe bashkëpunëtori i Raduanos, Gianluigi Troiano, është arrestuar pranë Granadës në Spanjë duke shënjuar kështu një tjetër goditje ndaj krimit të organizuar.

Raduano është kreu i klanit Gargano. Ai është dënuar me 24 vite burg për krime të ndryshme. Grupi i tij operojnë brenda “mafias së pestë” që e ka aktivitetin e paligjshëm në Foggia. Sipas autoriteteve ky klan ka vepruar gjatë nën radar pavarësisht aktiviteteve që kanë pasur Cosa Nostra, ‘Ndragheta, Camorra apo Sacra Corona Unita./tvklan.al

You may also like