Shihni se si policia izraelite rreh hebrenjtë anti-sionistë – Shqip

by admin
Spread the love

Policia izraelite përdori forcë fizike kundër anëtarëve të grupit anti-sionist Neturei Karta, të cilët varën një flamur palestinez në një lagje të banuar nga hebrenj ultra-ortodoksë në Al-Quds/Jerusalemin perëndimor.

Siç thuhet nga grupi dhe bazuar në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga Organizata Ndërkombëtare e Hebrenjve Anti-Zionistë, policia izraelite ndërhyri ashpër kundër anëtarëve të grupit Neturei Karta në lagjen Mea Shearim në Jerusalemin Perëndimor.

Në video, oficerët e policisë izraelite mund të shihen duke i shtyrë me dhunë anëtarët e grupit dhe duke i goditur ata.

Neturei Karta njihet si një komunitet hebre ultra-ortodoks që kundërshton Shtetin e Izraelit dhe Sionizmin mbi baza fetare dhe morale, dhe është i njohur në mbarë botën për mbështetjen ndaj Palestinës.

Duke iu referuar shkrimeve të shenjta, por dhe përvojave historike, ata thonë se hebrenjtë duhet të qeverisen nga muslimanët. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like