Shihni pamjet mahnitëse nga kopetë e kuajve në majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut

by admin
Spread the love

Kuajt e Kukësit pushtojnë majat e maleve të trekëndeshit kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, duke filluar nga Marsi deri në Dhjetor, çdo vit banorët e fshatrave të Kukësit, i lënë të lirë kuajt e tyre të cilët më pas bashkohen në kope të mëdha dhe shëtisin nëpër alpe.

Këta kuaj kanë një territor ndërkufitar, duke lëvizur nga Bjeshkët e Kukësit, në ato të Dibrës, Restelicës -Kosovë, Brodit dhe deri në Bjeshkët e Maqedonisë që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë.

Janë rreth 110 kuaj, ku më të shumtë janë të banorëve të Kukësit, Dibrës dhe Restelicës.

Ata frikësohen nga droni dhe mblidhen bashkë duke vrapuar.

Malet e Sharrit – përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Malet e Sharrit paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

You may also like