Shihet si zëvendësuesi ideal i Bremer, Torino synon Marash Kumbullën

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla është lojtari që kërkon trajneri Ivan Juric për të zëvendësuar të larguarin Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes së Torinos.

Por sipas asaj që shkruan “La Stampa” është shumë e vështirë që kjo dëshirë e teknikut të bëhet realitet, sepse Roma kërkon një shumë të konsiderueshme për të lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Verdhekuqtë e vlerësojnë kartonin e lojtarit të paktën 20 milion euro, një shifër që konsiderohet si shumë e lartë nga presidenti Cairo.

Torino ka nevojë për një mbrojtës qendre dhe Kumbulla është i pari në listën e dëshirave të Juric (kanë punuar edhe më parë bashkë te Verona), ndërsa alternativa e shqiptarit është Wout Faes i Reims që kushton 7 milionë euro. / Oversport.tv

You may also like