Shihemi të shtunën, befasia që keni kërkuar….

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri është përfolur se do të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, për të surprizuar ish-të dashurën e tij, Kiara Tito. Madje, ai ka provokuar gjatë gjithë kohës me postime në rrjete sociale, duke nënkuptuar se mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

Së fundmi, ai ka ironizuar të gjitha gojët e liga sipss tij, teksa përmes një fotoje në rrjete sociale, ai zbulon se është në Francë dhe jo në Tiranë. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-shkruan këngëtari krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë.

Por, nuk mbetet me kaq. Pak më parë, këngëtari ka publikuar një tjetër foto në rrjete sociale, ku jep edhe lajmin se të shtunën ai do të realizojë për të gjithë ndjekësit e tij befasinë që ata i kanë kërkuar prej kohësh. “Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”- shkruan këngëtari në rrjete sociale.

Nuk dihet ende nëse Butrinti do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP apo do të lançojë për ndjekësit e tij ndonjë këngë të re.

You may also like