Shifrat tragjike të luftës në Ukrainë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetarja e Klan Kosovës, Iliri Pireva, e cila i përcjellë zhvillimet ndërkomëtare, sonte në “Info Magazinë” ka folur mbi zhvillimet që lidhen me Ukrainën.

Ajo ka prezantuar disa shifra të vdekjeve gjatë luftës në Ukrainë, përcjell Klankosova.tv.

Pireva është shprehur se ende nuk ka shifra të sakta, ndonëse, sipas saj, ekipet e OKB-së për të drejtat e njeriut janë atje dhe po monitorojnë gjendjen.

“Ende nuk ka shifra të sakta, ndonëse ekipet e OKB-së për të drejtat e njeriut janë atje dhe po monitorojnë gjendjen dhe po mundohen të marrin shifrat reale, kjo është e pamundur të bëhet sepse të dy palët, edhe rusët edhe ukrainasit disi nuk i kanë treguar të dhënat e sakta të humbjeve të trupave të tyre”, është shprehur ajo.

Pireva ka bërë të ditur se sipas OKB-së, në këtë luftë kanë mbetur 8 mijë e 6 civilë të vrarë.

“Sipas OKB-së deri më tani në këtë luftë kanë mbetur 8 mijë e 6 civilë të vrarë, në mesin e tyre janë 3 mijë e 533 burra dhe 2 mijë e 96 gra. Ndërkaq, zakonisht nga sulmet ajrore të kanë ndodhur nga Rusia, kanë pësuar 456 fëmijë, kurse 1 mijë e 921 të paidentifikuar dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre”, është shprehur tutje Pireva.

You may also like