Shifra të frikshme vdekjesh nga sulmet në shkollat e SHBA-së/ Ҫfarë masash priten të merren nga qeveria amerikane

by admin
Spread the love

Të martën e kësaj jave Teksasi u përfshi nga një sulm tragjik në një shkollë fillore ku humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësues. Një i ri i armatosur goditi pa ndalim në një klasë duke lënë një bilanc tragjik vdekjes.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto sulme në SHBA, pasi që nga viti 2008 ka pasur sulme të vazhdueshme nëpër shkolla.

Sipas CNN, 5 prej tyre konsiderohen si më tragjiket, të cilat i kanë marrë jetën 175 fëmijëve dhe të rriturve.

Këto të shtën vdekjeprurëse kanë ndodhur në Njuton, Konektikat ; Parkland, Florida ; Santa Fe, Teksas ; Oksford, Miçigan dhe të shtënat masive të së martës në Uvalde, Teksas.

Sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndodhur për shkak se shumë amerikanë kanë të drejtën për të mbajtur armë, të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA, si e shenjtë. Por dekadat e fundit kjo e drejtë po kërcënon një tjetër, e cila është  e drejta për jetë.

Marrëdhënia e Amerikës me zotërimin e armëve konsiderohet unike në botë, por po shkakton  pasoja të tjera katastrofike në njerëz.

Ngjarja më e fundit ka mbledhur Senatin, ndërsa Chuck  Schumer tha se do të votojnë rreth  legjislacionit për sigurinë e armëve.

Schumer u shpreh se ai është i gatshëm të japë pak kohë dhe hapësirë ​​që përpjekjet të arrijnë një kompromis dypartiak mbi legjislacionin e armëve, megjithëse pranoi se do të duhet kohë.

“Sot Senati do të ketë një shans për të vepruar për një çështje të dëmshme, që kohët e fundit është bërë një komponent gjithnjë e më i përhapur në epideminë e dhunës me armë në Amerikë”, tha ai.

Schumer pranoi se republikanët mund të bllokojnë avancimin e projektligjit, ndërsa thekson se është i gatshëm të lejojë një lidhje me përpjekjet dypartiake për të arritur një kompromis mbi kontrollin e armëve.


Top Channel

You may also like