Shifra identike/ Ançeloti dhe Guardiola, zotërinjtë e Champions-it

by admin
Spread the love

Liga e Kampioneve është kthyer të martën me takimet e para të vlefshme për 1/8 e finaleve. Kompeticioni elitar në futbollin europian ka nisur fazën e tij më vendimtare, atë të eliminimeve direkte. Është momenti kur gjithçka zgjidhet në dy ndeshje. Reali i Madridit, i vetmi ekip që ka qenë gjithmonë në play-off që kur ish-Kupa e Kampionëve të Europës ndryshoi format duke kaluar në Champions League (1995), e ka nisur nga Gjermania rrugën drejt Londrës.

“Los blancos” kanë qenë të ftuar në shtëpinë e Lajpcigut të Dani Olmos, duke kaluar me sukses 90 minutat e para falë një goli të shënuar nga Brahim Diaz në pjesën e dytë. Në stolin e tyre, madrilenët kanë trajnerin që ka mundur të fitojë më shumë herë se çdo teknik tjetër Ligën e Kampioneve, 4:dy me Madridin dhe dy me Milanin. Karlo Ançeloti është gjithashtu trajneri me rekordin më të mirë kur luhen ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë në Champions. Në këtë seksion, Ançeloti ka hyrë në këtë fazë të kompeticionit i barabartë me një trajner tjetër.

TRAJNERET CHAMPIONS

Nuk është askush tjetër veçse ai që mbron titullin: Pep Guardiola aktualisht trajner i Mançester Sitit. Ata janë zotët e Ligës së Kampionëve dhe favoritët absolutë për të fituar trofeun edhe në këtë edicion. Edhe ata e kanë nisur me një fitore jashtë fushe këtë fazë, duke triumfuar në “Parken” të Kopenhagenit me shifrat 1-3.

Duke numëruar kualifikueset për të hyrë në fazën e grupeve – dy në rastin e secilit prej tyre – Karleto dhe Pep numërojnë nga 43 ndeshje të dyfishta në fazën e eliminimeve direkte. Dhe përqindja e suksesit të tyre është identike: 74.12%, 32 kualifikime dhe 11 eliminime. Janë ata që kanë siguruar më shumë kualifikime për skuadrat që kanë drejtuar, sepse karriera e tyre është e gjatë, por nuk janë ata që kanë përqindjen më të mirë të suksesit.

Ky nder i takon ish-trajnerit të Realit të Madridit, Zinedin Zidan. Në dy fazat e tij si trajner i Realit të Madridit, francezi regjistroi vetëm dy eliminime në Ligën e Kampionëve: 1/8 e sezonit pandemik kundër Mançester Sitit dhe në gjysmëfinalen e sezonit pasues me Çelsin si rival. Kur u largua për herë të dytë, ai la tre Champions League dhe një rekord të jashtëzakonshëm, 14 kualifikime nga 16 faza eliminatore të luajtura (87.5%). Shkalla e suksesit të Ançelotit dhe Guardiolës është përmirësuar edhe nga legjenda e stolit të Liverpulit, Bob Paisli.

Fitues i tre Kupave Europiane me ekipin nga “Anfield”, duke përfshirë një kundër Realit të Madridit (1981). Paisli gjithashtu përjetoi dy eliminime në herën e parë, kur u kthye në shtëpi me vetëm dy ndeshje të luajtura. Kjo ndodhi me Liverpulin e Paislit dy herë radhazi pasi fitoi dy Kupat e para europiane: në vitin 1978 kundër Notingam Forest dhe një vit më vonë kundër kampionëve të Bashkimit Sovjetik, Dinamo Tbilisi me një 3-0 tronditës në Gjeorgji pas suksesit 2-1 në “Anfield”.

Me dy Kupa Europiane (Champions aktual) të fituara (1960 dhe 1966), Migel Munjoz i dha Madridit netë lavdie në Europë. Por ai, ashtu si Paisli, jetoi atë fazë të futbollit në të cilën eliminimet fatale e ndoqën nga pas.

TRAJNERET LISTA CHAMPIONS

KARLETO 2, PEP 1 – Nga këto 43 duele që Ançeloti dhe Guardiola kanë përjetuar që kur Champions-i futet në formatin e eliminimit, tre kanë qenë mes tyre. Hera e parë që ata përjetuan një përballje të dyfishtë europiane ishte në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve në sezonin 2013-‘14, kur Ançeloti drejtonte Realin dhe Pep-i drejtonte Bajernin e Mynihut. Ndeshja në “Bernabeu” u dominua nga Bajerni, por Madridi fitoi falë golit të Benzemasë.

Rikthimi në Mynih ishte një shfaqje force e Madridit: 0-4 dhe keqardhje për “los blancos” që mund të kishin shënuar më shumë gola ndaj një Bajerni të dominuar në çdo drejtim. Dy përballjet e tjera europiane mes Ançelotit dhe Guardiolës erdhën gjithashtu në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Konkretisht, në dy të fundit. Dy sezone më parë, Madridi i mbijetoi një nate të vështirë në “Etihad” dhe humbja 4-3 ishte një rezultat që u cilësua më se i mirë parë dominimin e plotë të “Qytetarëve”.

Ajo që ndodhi në “Chamartín” është pjesë e mistikës, e legjendës së Madridit në stadiumin e tij, me Realin që fitoi në shtesë. Në sezonin e kaluar, me skenarët e ndryshuar sipas radhës, Siti barazoi 1-1 në Madrid, një rezultat të cilin e konsideroi të mirë pas asaj që kishte parë. Dhe në shtëpi ai mposhti Madridin për të fituar thellë 4-0, që i hapi rrugën drejt titullit të parë europian.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like