SHGM “Qortoi” kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska – Shqip

by admin
Spread the love

“DUHET TË JETË MË TRANSPARENTE ME GAZETARËT”

“Kjo nuk është tema e konferëncës së sotme”

Kjo është qasja e kryetares së Qytetit të Shkupit ndaj gazetareve.

“Ju faleminderit. Dërgoni pyetjet në email”

Kjo ndodh në pothuesje çdo konferencë për media ku mban kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

E për kërë gjë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u takua me kryetaren e Qytetit të Shkupit. E ia dërguan mesazhin e gazetarëve se duhet të jetë më transparente dhe më e komunikueshme me gazetarët.

“Qëndrimi i SHGM-së është se ka shumë rëndësi që administrata e Qytetit të Shkupit të jetë e hapur dhe transparente ndaj gazetarëve sepse ata luajnë rol kyç në informimin e publikut. Gjatë takimit, përfaqësuesit e SHGM-së dhe kryetarja Arsovska diskutuan për mbajtjen e brifingjeve të rregullta me gazetarët si mënyrë për të përmirësuar transparencën e Qytetit të Shkupit, e cila në interes të të dyja palëve dhe publikut është që çdo javë të informohen për ngjarjet që kanë të bëjnë me punën e qytetit” – thonë nga SHGM-ja.

Në asnjë email të dërguar nuk është përgjirur ndaj redaksisë së Klanit. E së fundmi nuk u përgjigj as në pyetjen për transportuesit privat. Se kur do tu shlyhet borxhi që ka Qytetiti i Shkupit ndaj transportuesve privat dhe si do të zgjidhet mungesa e autobusave të NPQ, pasi që qytetarët presin me ora të tëra nëpër stracionet e autobusave. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like