Shevchenko feston sot 46-vjetorin: Paqja, dhurata e vetme që kërkoj për ditëlindje

by admin
Spread the love

Andriy Shevchenko feston sot 46-vjetorin e lindjes. Sulmuesi ukrainas, një legjendë e vërtetë e Milanit, i ka dedikuar këtë ditë të veçantë vendit të tij, duke shkruan në Instagram:

“Dhurata e vetme që kërkoj për ditëlindje është paqe”, një dëshirë që ka prekur jo vetëm rrjetin, por të gjithë botën e futbollit.

Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës lëshon apel për paqe. Një tjetër moment emocionues ka qene ai marsit të kaluar në “San Siro”, ku gjatë derbit të Kupës mes Milanit dhe Interit dërgoi një mesazh për të gjithë: “Populli ukrainas kërkon paqe, sepse paqja nuk ka kufi. Ta ndalim së bashku këtë luftë”. / Oversport.tv

You may also like